Bota

Covid-19 gjunjëzon linjat ajrore/“LATAM”, kompania më e madhe e fluturimeve në Amerikën Latine shpall falimentimin

26 Maj 2020, 21:00 Nga DOSJA
Covid-19 gjunjëzon linjat ajrore/“LATAM”, kompania më e

AMERIKA LATINE- Kompania më e madhe ajrore e Amerikës Latine, “LATAM”, me qendër në Kili, ditën e sotme ka shpallur falimentimin pasi pandemia e COVID-19 ka ulur ndjeshëm  e pasagjerëve. Këtë e ka bërë vet me dije kompania duke thënë se rrethanat ishin të jashtëzakonshme.

“LATAM hyri në pandeminë COVID-19 si një kompani ajrore e shëndetshme dhe fitimprurëse, megjithatë rrethanat e jashtëzakonshme e çuan në një kolaps kërkesën globale,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Roberto Alvo.

Mësohet se falemintimi  do të përfshijë bashkëpunëtorët e LATAM-it në Kili, Peru, Kolumbi, Ekuador dhe Shtetet e Bashkuara, por jo në Argjentinë, Brazil dhe Paraguai.

Falimentimi i LATAM-it është i dyti i një linje ajrore kryesore në rajon, këtë muaj, pas “Avianca”-s së Kolumbisë, që shpalli falimentimin pasi të ardhurat e saj ranë me më shumë se 80 %, për shkak të COVID-19.

Burimi:CNN

(A.K.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amerika latine roberto alvo amerika latine roberto alvo

Sondazh

Poll