Aktualitet

‘Çmenden’ shqiptaret, rrëmbejnë e torturojnë kolegen e tyre për hakmarrje, e zhveshin nudo dhe e bëjnë të tregojë p

26 Maj 2020, 17:03 Nga DOSJA
‘Çmenden’ shqiptaret, rrëmbejnë e torturojnë

ZVICËR– Katër gra shqiptare nga Kosova ndodhen aktualisht në burg dhe pritet që të marrin dënimin nga Gjykata e rrethit të Bülach ZH., pasi akuzohen për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual.

Sipas mediave vendase, mësohet se katër kosovaret, kanë rrëmbyer dhe kanë torturuar një kolegen e tyre, për t’u hakmarrë ndaj kësaj të fundit.

Gruaja e identifikuar si Lara O., bashkë me tri bashkëatdhetaret e saj Alba Z. 23-vjeç dhe dy motrat Svea, 25-vjeç e Dinora K.  29-vjeç., rrëmbyen kolegen e tyre zvicerane dhe e torturuan atë.

Ishte e reja me prejardhje nga Kosova, Alba Z., ajo që i ngriti kurth viktimës dhe i caktoi një takim tek parkingu i një restoranti. Pjesa tjetër e vajzave po i priste atje, dhe e morën viktimën e futën në makinë dhe e çuan në pyll.

Më pas, ato e çuan gruan në banesën e Lara O. dhe Svea K., dhe e kërcënuan nga forma të ndryshme.

Lara, vajza nga Kosova që e torturoi viktimën është shprehur se situata mund të ishte përshkallëzuar edhe më shumë.

Në një intervistë në zyrën e avokatit të saj të Cyrihut, Hugo Werren, i njohur si “Doctor Hugo”, ajo rrëfeu: “Gjithçka më doli nga duart. Më vjen shumë keq”.

Gruaja nga Zvicra thuhet të jetë përgjëruar për falje ndërsa kosovaret e filmonin ndërsa e keqtrajtonin dhe poshtëronin me mënyra nga më të ndryshmet.

Ato e detyruan të rrinte nudo para një kamere dhe të fliste për preferencat e saj seksuale si dhe kërkesa të tjera që kishin “torturueset” e saj. Pasi u dhunua, zvicerania u la më pas e lirë ndërsa njoftoi dhe policinë.

Shqiptaret e Kosovës u vunë në pranga dhe tashmë pritet të përballen me drejtësinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret rrembjen kolegen zvicer shqiptaret rrembjen kolegen zvicer

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 16:30

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar mbrëmjen e së shtunës ka bërë një aksident rrugor ku si pasojë ka lënë të vdekur një shtetas Italian i quajtur Divo Coccia....