Aktualitet

Dëbimi me urgjencë i Harun Çelik, ZBARDHET raporti i Avokatit të Popullit që i ka dërguar Policisë së Shtetit: Janë shk

26 Maj 2020, 17:02 Nga DOSJA
Dëbimi me urgjencë i Harun Çelik, ZBARDHET raporti i Avokatit

TIRANË- Avokati i Popullit i ka dërguar një raport të plotë Policisë së Shtetit në lidhje me shkeljet që janë bërë për procedurat e dëbimit nga Shqipëria të shtetasit turk, Harun Çelik. Në bazë të raportit të siguruar nga Dosja.al, mësohet se Avokati i Popullit ka gjetur shumë shkelje që janë bërë nga organet ligjzbatuese në vend, përfshirë dhe Policinë e Shtetit.

Dokumenti i është dorëzuar Ardi Veliut në 24 maj 2020, ku pasi bëhet një panoramë e qartë e asaj që ka ndodhur, Avokati i Popullit kërkon që të merren masa dhe të përqafohen disa rekomandime të tyre. Ndër të tjera thuhet se shtetasit Harun Çelik i janë shkelur të drejtat, pasi atij nuk i është dhënë e drejta për azil.

Ekzekutimi i menjëhershëm i urdhrit të dëbimit Nr. 2125, datë 01.01.2020 nuk gjen asnjë mbështetje ligjore. Në nenin 112 të ligjit përcaktohen procedurat dhe mënyrat se si bëhet ekzekutimi i urdhrit të dëbimit. Ekzekutimi i menjëheshëm i urdhrit të dëbimit lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kërcënimin për rendin dhe sigurinë publike kombëtare që vjen si pasojë e pranisë së të huajit në territorin e Republikës së Shqipërisë”, shtohet në raport.

Më tej shtohet se nga dokumentacionet dhe shpjegimet e dhëna nga drejtoria, nuk vërtetohet dhe as rezulton që të ketë ndonjë të dhënë se prania e Harun Çelik të ketë kërcënuar rendin dhe sigurinë publike. Po ashtu Avokati i Populli vëren se Çelik nuk ka pasur mundësi ankimi të urdhrit të tij të dëbimit dhe as të vendimit të gjykatës.  

Mohimi i të dretjës për t’iu drejtuar gjykatës dhe për të marrë një përgjigje përfundimtare prej saj për pretendimet e ngritura, përbën cenim të së drejtës themelorë për një proces të rregullt ligjor”, shkruan Avokati i Popullit.

Në fund Avokati i Popullit liston dhe disa rekomandime për Policinë e Shtetit dhe pret përgjigje brenda 30 ditëve për të gjitha shkeljet që ka gjetur nga hetimi. 

Raportin e plotë të Avokatit të Popullit për Policinë e Shtetit e lexoni KËTU

HISTORIA E HARUN ÇELIK

Në 1 janar 2020, Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në korrik 2019 në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë.

Dosja.al zbardhi edhe dokumentin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku urdhërohej që më datë 1 janar të vitit 2020, mësuesi gylenist Harun Çelik, të deportohej nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit dosja gylenisti harun çelik harun çelik policia e shtetit avokati i popullit dosja gylenisti harun çelik harun çelik policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 16:30

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar mbrëmjen e së shtunës ka bërë një aksident rrugor ku si pasojë ka lënë të vdekur një shtetas Italian i quajtur Divo Coccia....