Aktualitet

Kontrabandë cigaresh dhe pesticidesh, pranga dy personave në Korçë

26 Maj 2020, 16:10 Nga DOSJA
Kontrabandë cigaresh dhe pesticidesh, pranga dy personave në

KORÇË -Policia ka goditur dy raste të kontrabandës me mallra gjatë ditës së sotme. Në pranga ka rënë A.Xh., 34-vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, në afërsi të fshatit Plasë, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi pesticidesh me etiketa në gjuhë të huaja. Gjithashtu në banesën e tij, u zbulua një sasi pesticidesh të tjera.

Blutë zbuluan se sasinë e pesticideve, 34-vjeçari ia kishte marrë një shtetasi me inciale A.B. Njëkohësisht u arrestua në flagrancë edhe një 55-vjeçar me iniciale A.Sh., pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, policia gjeti një sasi me paketa cigresh të ndryshme, të dyshuara kontrabandë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne korce kontrabande cigaresh kontrabande pesticidesh arrestime ne korce kontrabande cigaresh kontrabande pesticidesh

Sondazh

Poll