Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
“S’mund të shkelë në Shqipëri deri në vitin 2025”, kontradiktat e urdhrit të dëbimit që firmosi Harun Çelik, s’
21 Janar 2020, 10:12Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dokumentin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku urdhërohet që më datë 1 janar të vitit 2020, mësuesi gylenist Harun Çelik, të deportohej nga Shqipëria në drejtim të Turqisë.
Në shkresë thuhet se Harun Çelik i jepet e drejta ta ankimojë këtë vendim, mbështetur në nenin 122 të ligjit nr.108/2013 ‘Për të huajt’, por në një tjetër pikë shkruhet se urdhërohet largimi i menjëhershëm të këtij personi nga Shqipëria, ç’ka e bën shkresën kontradikte. Shkresa shton edhe faktin se Çelik nuk lejohet të shkelë në Shqipëri për pesë vitet e ardhshme, deri në datën 25 dhjetor të vitit 2025.
Urdhri i dëbimit shton se Celik u deportua nga Shqipëria pasi nuk plotësonte kushtet e nevojshme për qëndrim duke iu referuar nenit 109/A.
Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Disa javë më parë ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin. Harun Çelik akuzohet në Turqi së është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste dhe ndodhet në burg në Ankara.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Erion Morinës, 20-vjeçarit nga Malisheva që jetonte në Itali, i cili është vrarë e më pas është hedhur n...
TIRANE- Puna për mbarëvajtjen e SPAK nuk është e lehtë. Ky është përfundimi në të cilin është arritur sot, nga dy zyrtarët e lartë, Arben Kraja dhe Gentian Ibra...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një lokali në Tiranë dhe kamarierin pasi janë kapur me kanabis. Mësohet se në prangat e Policisë ka rënë B. B....
TIRANË– Sot festohet 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në Historinë e Kombit tonë Shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvillua...
Tiranë- Policia ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se e nxorri në pritë Vilson Tafçiun mbrëmjen e djeshme, i cili më pas u vra me tre plumba në...
TIRANË- “Nuk mund të bëj fajtor asnjë emër të veçantë, do ta tregoj koha”, këto janë fjalët e Ana Veizit 9 vite pas 21 Janarit 2011, ku humbi të ati...