Politike

Salillari vijon të shkatërrojë lumin Mat, punime me kamionë e eskavatorë pa kriter, marrin rërë e zhavorr

26 Maj 2020, 14:40 Nga DOSJA
Salillari vijon të shkatërrojë lumin Mat, punime me kamionë

MAT– Dosja.al sjell të tjera pamje ekskluzive nga lumi Mat, në shtratin e të cilit është raportuar edhe më herët se si po kryhen punime pa kriter nga kompania “Salillari” dhe një tjetër kompani që operon në këtë zonë, nw emwr tw ish-deputetit Ndue Kola.

Siç shihet edhe në video, dy kompanitë në fjalë kanë zbarkuar kamionët dhe ekskavatorët në shtratin e lumit Mat dhe por kryejnë punime, duke e gërryer dhe duke marrë rërë e zhavorr nga ky vend.

Për më tepër, këto punime bëjnë që rrjedha e lumit të devijohet dhe që tokat bujqësore që ndodhen përreth të rrezikohen nga përmbytjet.

Dosja.al ka raportuar më herët edhe denoncime nga qytetarë, banorë të kësaj zone, të cilët ngenë shqetësimin se nuk i pyet askush në lidhje me këto punime, dhe se ndihen të rrezikuar. Sipas denoncimeve, gjëja më e keqe është se këto punime janë kryer edhe me leje të posaçme nga bashkitë.

Në këtë zonë janë zhvilluar edhe protesta nga qytetarë të zonës, të cilët e kundërshtojnë këtë projekt në dëm të mjedisit shqiptar, por që policia i ka kërcënuar me gjoba, pasi protestuesit kanë thyer rregullat ndaj pandemisë.

“Salillari” është një emër i njohur për publikun shqiptar. Pëllumb Salillari, pronari i kompanisë, disa muaj më parë, mori një puthje në ballë edhe nga kryeministri Edi Rama.

Kompania që bëri projektin tek Unaza e Re, dhe është vënë nën kritika të ashpra nga opozita për shkak të këtij projekti, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro. Opozita e akuzoi biznesmenin për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lumi mat ndue kola mountains pellumb salillari salillari lumi mat ndue kola mountains pellumb salillari salillari

Sondazh

Poll