Politike

Basha zotohet para Yuri Kim: Reforma Zgjedhore përfundon para 31 majit

26 Maj 2020, 13:50 Nga DOSJA
Basha zotohet para Yuri Kim: Reforma Zgjedhore përfundon para 31 majit

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, garantoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se reforma Zgjedhore do të mbyllet para 31 majit. Pas takimit që pati në zyrën e tij në selinë blu me Yuri Kim, Basha tha para gazetarëve se PD do e shpërblejë besimin që SHBA i ka dhënë Shqipërisë.

Fjala e Bashës pas takimit me Yuri Kim: 

Dua ta falënderoj ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep reformës zgjedhore. Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është prioriteti absolut i Partisë Demokratike, i opozitës së bashkuar dhe i të gjithë shqiptarëve. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëve mundësinë që t’u drejtohen një orë e më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin qeverinë e tyre me votën e tyre të lirë, të pandikuar nga bandat kriminale, të pandikuar nga shitblerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsionit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do të bëjmë gjithçka që brenda 31 Majit, një afat që ne ia kemi kërkuar dhe ia kemi vendosur kësaj maxhorance, reforma të ketë përfunduar dhe, natyrisht, të bëjmë gjithçka që të garantojmë vullnetin politik për ta zbatuar ligjin, që është dhe problemi numër një me zgjedhjet në Shqipëri, në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku shqiptarët të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë që meritojnë me votën e tyre dhe, njëkohësisht, Shqipëria të ecë përpara, të mos mbahet peng i së shkuarës, por të hapë rrugën e integrimit europian dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore ekzistenciale të PD që nga dita e saj e parë.

Dy janë porositë kryesore të Ambasadës Amerikane gjatë këtyre javëve. Finalizimi i Reformës Zgjedhore dhe debati për Reformën në Drejtësi, që sipas Kim ka aludime edhe për një marrëveshje për të sabotuar procesin. Këto aludime janë mohuar nga të gjitha palët politike, ndërsa ambasadorja i ka kursyer emrat për gazetarët. Ndërkohë që paraditen e sotme, Këshilli Politik, dakordësoi kuotat gjinore për gratë në zgjedhje, financimin miks të partive dhe periudhën zgjedhore, 15 prill-15 maj ose 15 tetor deri në 15 nëntor.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik 26 maj 2020 lulzim basha reforma zgjedhore yuri kim keshilli politik 26 maj 2020 lulzim basha reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll