Politike

Kim pas takimit me Bashën: Folëm për të ardhmen, pres që Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda 31 majit

26 Maj 2020, 13:49 Nga DOSJA
Kim pas takimit me Bashën: Folëm për të ardhmen, pres

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur pas takimit që ka pasur me kreun e PD, Lulzim Basha. Kim u shpreh se ka qenë një takim i mirë dhe nuk kanë folur për të shkuarën.

Më tej diplomatja u shpreh se pret rezultate dhe që Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda datës 31 maj.

Sapo një zhvilluam një takim shumë të mirë. Diskutuam për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Folëm për përfudnimin e Reformës Zgjedhore në 31 maj dhe nuk është një afat që e ka caktuar Ambasada e SHBA. Ata kanë një sfidë të madhe para tyre, dhe pres me kënaqësi rezultatet”, tha ajo.  

Dy janë porositë kryesore të Ambasadës Amerikane gjatë këtyre javëve. Finalizimi i Reformës Zgjedhore dhe debati për Reformën në Drejtësi, që sipas Kim ka aludime edhe për një marrëveshje për të sabotuar procesin. Këto aludime janë mohuar nga të gjitha palët politike, ndërsa ambasadorja i ka kursyer emrat për gazetarët. Ndërkohë që paraditen e sotme, Këshilli Politik, dakordësoi kuotat gjinore për gratë në zgjedhje, financimin miks të partive dhe periudhën zgjedhore, 15 prill-15 maj ose 15 tetor deri në 15 nëntor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha takimi basha kim yuri kim lulzim basha takimi basha kim yuri kim

Sondazh

Poll