Politike

Nga zvogëlimi i periudhës zgjedhore te financimi miks, Gjiknuri zbardh dakordësitë mes palëve pas përfundimit të takimit

26 Maj 2020, 12:32 Nga DOSJA
Nga zvogëlimi i periudhës zgjedhore te financimi miks, Gjiknuri zbardh

TIRANË-Pak minuta më parë ka përfunduar tryeza e Këshillit Politik. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, përfaqësuesi i Partisë Socialstë, Damian Gjiknuri, ka zbardhur detaje nga takimi. Ai u shpreh, se palët ranë dakord për financimin miks, nga qeveria dhe donacionet. Më tej ai shtoi se u gjet konsensusi edhe për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor.

“Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë. Ramë dakord edhe për parimin ekuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse.Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Vendosëm që mbledhjen e ardhshme ta kemi ditën e enjte, ku do të trajtojmë disa çështje të tjera. Këto ishin rezultatet e kësaj mbledhjeje dhe jam i kënaqur se kemi bërë disa hapa”, u shpreh Gjiknuri.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damin gjiknuri keshilli politik damin gjiknuri keshilli politik

Sondazh

Poll