Politike

Këshilli Politik, Bylykbashi: Synojmë reduktim të financimit privat…Vasili: Kërkuam me forcë zbatimin e kuotës gjinore

26 Maj 2020, 13:51 Nga DOSJA
Këshilli Politik, Bylykbashi: Synojmë reduktim të financimit

TIRANË-Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, komentuan diskutimet e sotme në tryezën e Këshillit Politik. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se gjatë takimit u diskutuan 3 çështje, ajo zgjedhore, kuotat gjinore dhe financimi i partive politike.

Sot ne diskutuan 3 çështje, çështjen zgjedhore , çështjen e kuotës gjinore dhe financimin e partive politike. U arrit doakordësia që të kemi dy periudha zgjedhore, e cila do ti mundoësojë presidentit daten e zgjedhjeve pa kufuzime. I jep mundësinë zgjedhësve të largohen për punë sezonale. Nga ana tjetër diskutuam dhe ramë dakord për financimet politike.  Ekspertët kanë nisur diskutimet për financimet miks. Synimi ynë ka qenë reduktimi i financimit privat dhe shpenzime në fushata zgjedhore, në mënyrë që të pastrohet politika dhe fushata nga ndikime të paligjshme dhe interesa të paligjshme.  Pati debat për çështje të ndryshme por jemi në rrugën e përmbylljes“, tha Bylykbashi.

Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili nga ana tjetër deklaroi se 1 nga argumentet që u përmbyllën në princip ishte kuota gjinore. Vasili bëri me dije se ka kërkuar me forcë që kuota gjinore të zbatohet në praktikë.

1 nga 3 argumentat që u përmbyllën në princip ishte edhe një elemnt delikat i kuotës gjinorë. Ndamë një kompromis që kuotat gjinore të respektohen në principin 1 në 3 dhe të unifikohet me zgjedhjet lokale. Kemi kërkuar me forcë që kuota gjinore të ketë dispozita mbrojtëse në zbatimin në praktikë“, u shpreh Vasili.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi petrit vasili oerd bylykbashi petrit vasili

Sondazh

Poll