Politike

Ambasadorja Yuri Kim takon Bashën: Reforma Zgjedhore të mbyllet para 31 majit. Kryedemokrati jep garanci: Do bëjmë gjithçka

26 Maj 2020, 11:20 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim takon Bashën: Reforma Zgjedhore të mbyllet para

TIRANË- Paralelisht me përfundimin e mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu. Në përfundim të takimit, Kim dha mesazhin e prerë para gazetarëve se reforma Zgjedhore, duhet të përfundojë para 31 majit.

Sapo një zhvilluam një takim shumë të mirë. Diskutuam për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Folëm për përfundimin e Reformës Zgjedhore në 31 maj dhe nuk është një afat që e ka caktuar Ambasada e SHBA. Ata kanë një sfidë të madhe para tyre, dhe pres me kënaqësi rezultatet”, tha ajo.

I të njëjtit mendim ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike. Basha u zotua para Kim se Reforma do të përfundojë para këtij afati, dhe se PD do të bëjë gjithçka për zgjedhje të lira e të ndershme. “Prioritet i opozitës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë më 31 maj. Zotimi i PD-së që nga dita e parë e themelimit është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”-tha Basha. 

Dy janë porositë kryesore të Ambasadës Amerikane gjatë këtyre javëve. Finalizimi i Reformës Zgjedhore dhe debati për Reformën në Drejtësi, që sipas Kim ka aludime edhe për një marrëveshje për të sabotuar procesin. Këto aludime janë mohuar nga të gjitha palët politike, ndërsa ambasadorja i ka kursyer emrat për gazetarët. Ndërkohë që paraditen e sotme, Këshilli Politik, dakordësoi kuotat gjinore për gratë në zgjedhje, financimin miks të partive dhe periudhën zgjedhore, 15 prill-15 maj ose 15 tetor deri në 15 nëntor.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik 26 maj 2020 lulzim basha reforma zgjedhore takimi basha kim yuri kim keshilli politik 26 maj 2020 lulzim basha reforma zgjedhore takimi basha kim yuri kim

Sondazh

Poll