Politike

Dakordësitë në tryezën e Këshillit Politik, Hajdari del kundër: I heqin të drejtën diasporës për të votuar, të japin

26 Maj 2020, 13:02 Nga DOSJA
Dakordësitë në tryezën e Këshillit Politik, Hajdari del

TIRANË- Pak minuta më parë u përmbyll takimi i radhës i Këshillit Politik, ku palët ranë dakord për disa çështje të nxehta. Pas përfunDimit të takimit, deputetja Rudina Hajdari, doli kundër disa marrëveshjeve të arritura në mbledhje.

Përsa i përket zvogëlimi të periudhës zgjedhore, Hajdari tha se përjashton emigrantët, të cilët vijnë në Shqipëri në qershor. Gjithashtu ajo doli kundër financimit miks, duke sqaruar se palët kanë rënë dakord për dyfishimin e financimit, para këto që do të merren nga taksat e shqiptarëve.

“Në qershor vijnë shumë njerëz nga diaspora. Këta po heqin këtë fashë, duke iu hequr të drejtën diasporës për të votuar. Një gjë tjetër, ishte financimi i partive. Kanë rëndë dakord PS-PD, që financimi të dyfishohet. Këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptar dhe minimum është të japin një shpjegim pse duan dyfishimin. Duhet t’u japim shqiptarëve ndryshim të sistemit, ose t’i bëjmë të zgjedhin me referendum, nëse e duan ndryshimin e sistemit”, tha ndër të tjera Hajdari.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik rudina hajdari keshilli politik rudina hajdari

Sondazh

Poll