Aktualitet

Përgjime telefonike dhe filmime, zbardhen propozimet për ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit

26 Maj 2020, 12:24 Nga DOSJA
Përgjime telefonike dhe filmime, zbardhen propozimet për ndryshimet

TIRANËKëshilli i Ministrave ka propozuar disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, i cili pritet të kalojë në komisionet parlamentare. “Faxnews” ka zbardhur projektigjin, i cili propozon ndryshimet në nenet 84 dhe 131 të ligjit. Referuar ndryshimeve të reja, forcat e policisë mund të përdorin pajisje teknikne për fotografimin, filmimin me foto ose video të personave në vende publike, si dhe mund të përdorin pajisje gjurmuese.

Gjithashtu, sipas ndryshimeve, policia mund të mbikëqyrë apo përgjojë bisedat telefonike, të personave të dyshuar, si të përfshirë në veprimtari kriminale. Leja për përgjim do të vendoset nga titullarët e strukturave të policisë në nivel drejtorie dhe qëndror. Njëkohësisht është propozuar edhe krijimi i një Komiteti Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Lùftën Kundër Krimit të Organizuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ligji per policine e shteti ligji per policine e shteti

Sondazh

Poll