Andrea Bocelli e pranon që ishte infektuar nga koronavirusi prej datës 10 mars
26 Maj 2020, 11:57Nga DOSJA
ITALI– Tenori i famshëm italian, Andrea Bocelli ka pranuar hapur ditën e sotme para gazetarëve se është prekur nga Covid-19. Bocelli tha se kishte bërë tamponin për koronavirusin që në datën 10 mars dhe kishte rezultuar pozitiv.
Mësohet se ai e ka kaluar sëmundjen në shtëpi. Ndër të tjera vet tenori i famshëm ka treguar se së bashku me të ishte infektuar edhe bashkëshortja e tij.
Por siç ka treguar edhe vet ai, virusin vdekjeprurës e ka kaluar në izolim, dhe tashmë ai sëbashku me bashkëshorten e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Më tej thuhet se tenori shkoi në spitalin Cisanello në Piza për të dhuruar plazmën e tij për qëllime studimi.
Kujtojmë që Italia është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Europë, ku numri i viktimave ka shkuar mbi 32 mijë që prej fillimit të shpërthimit.
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar deklaratat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të cilin tha se ka shkelur Kushte...
STAMBOLL– Shoqëria e Stambollit zgjodhi një palë shkronja dhe shtypi kanonizmën (rregulloren) e saj, si dhe një abetare, të shtypur në shtypshkronjën e A....
PERU– Peruja është një nga vendet e para në Amerikë që ndërmori masa të rrepta për të parandaluar koronavirusin, si urdhëri i qëndrimit në shtëpi dhe mbyllja e ...
SHBA– “LATAM Airlines Group”, transportuesi më i madh në Amerikën Latine, ka paraqitur Kapitullin 11 të falimentimit të martën, në bazë të një deklarate të pub...
BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku prej javësh tashmë shifrat ditore të viktimave dhe të të infektuarëve janë teje të lar...
SHBA-Amerika është një ndër vendet më të prekura në botë nga koronavirusi, ku deri më tani kanë vdekur të paktën 99.805 persona si edhe janë infektuar mbi 1....
SHBA-Joe Biden bëri paraqitjen e tij të parë publike në më shumë se dy muaj ndërsa shënoi Ditën e Përkujtimit të të Rënëve duke vendosur një kurorë me lule në n...
BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson ka rishqyrtuar lejimin “Huawei” për të pasur akses në rrjetin 5G, teksa tensionet me Kinën janë rritur p...
KINË– Një virologe kineze, së fundmi ka folur në lidhje me pandeminë e koronavirusit, e cila ka marrë mijëra jetë njërëzish. Ndër të tjera ajo është shpreh...
TIRANË- Teatri kombëtar ishte i të gjithë shqiptarisë, dhe në rastin më të keq duhej të ishte kthyer në muze por jo të shembej. Kryeministri në detyrë i Ko...