Bota

Hashim Thaçi “i hedh benzinë” zjarrit: Kurti ka ardhur me yryshin për shkarkimin e presidentit, por ka me shku më shpejt

26 Maj 2020, 11:50 Nga DOSJA
Hashim Thaçi “i hedh benzinë” zjarrit: Kurti ka ardhur

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar deklaratat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të cilin tha se ka shkelur Kushtetutën dhe duhet të japë dorëheqje. Sipas Thaçit, Kurti ka ardhur në pushtet me yryshin për shkarkimin e presidentit. Më tej ai ka shtuar se Kurti ka për t’u larguar më shpejtë sesa presidenti.

Ju e dini se ai ka ardhur me yryshin për shkarkimin e presidentit. Por pata deklaruar edhe më herët se ai ka me shku më shpejtë se presidenti”, është shprehur Thaçi, njofton Klan Kosova.

Ndër të tjera, presidenti i Kosovës, pas vizitës në Odën Ekonomike, paralajmëroi se Kurti dhe minsitrat e tij do të përballen me drejtësinë. Përsa i përket padisë në Gjykatën Kushtetuese, Thaçi nuk ka bërë asnjë koment.

Lëvizja Vetëvendsje çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretimin e Abdullah Hotit si kryeministër. Emri i këtij të fundit u propozua nga kreu i LDK, Isa Mustafa, pas mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci albin kurti hashim thaci

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2020, 20:33

TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për marrëdhënien me Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se nuk ka shuë komunikime. Në nj...