Arrestimet në Tiranë, Albin Kurti: Aktivistët e VV do kundërshtojnë edhe më fort
TIRANË- Teatri kombëtar ishte i të gjithë shqiptarisë, dhe në rastin më të keq duhej të ishte kthyer në muze por jo të shembej. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në Rtv Ora nuk la pa thumbuar kryeministrin shqiptar Edi Rama me vendimin e shembjes se teatrit ne kohen e pandemise.
Kurti komenton arrestimin e kryetarit te VV ne Tirane dhe anëtarëve të lëvizjes VV ndërsa thotë se nuk e di përse e ka fjalën Rama kur shprehet se ndihet i lënduar nga ai (Kurti)
Albin Kurti: Ka shumë drama e shfaqje që kanë shënuar kulturën historinë e shqiptarëve në përgjithësi në atë teatër kombëtar. Në rastin më të keq ai teatër kombëtar do të duhej të kthehej në muze por jo të shembej. Teatri Kombëtar nuk është vetëm i Shqipërisë, është i të gjithë shqiptarëve dhe i yni, edhe i mërgatës. Qasja e shembjes së teatrit në orët e hershme të mëngjesit në kohët e pandemisë për tu treguar një lloj qendre tregtare ku brenda saj është dhe teatri më duket një logjikë neoliberale sesa një lloj kujdesi për kulturën e urbanizimit.
Unë e kuptoj se duhet të ketë kafeteri të artistëve pranë teatrit, por një herë vjen teatri dhe më pas vjen kafeteria ku bëhen diskutimet para dhe pas shfaqjes. Dhe jo të bëhen kafeteri e restorante dhe dyqane e më pas njëra ndër gjërat të jetë dhe teatri. Nëse nuk të pihet kafja shohim ndonjë dramë.
“Pse kryeministri Edi Rama ndihet i lënduar me ju. Thotë “Ajo që më lëndon me Albin Kurtin është gënjeshtra..”
Albin Kurti: Për besë nuk e di për cfarë flet.
Pyetje: Dhuna nga policia gjatë protestës së 17 majit .. Arrestimi i Boiken Abazit.. përse ky arrestim selektiv
Albin Kurti: Boikeni është drejtor ekzekutiv i qendrës së lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ai nuk është individ por anëtar organizate. Mesiguri me të kanë dashur të japin shembullin për aktivistët e tjerë. Duke thënë që kur udhëheqësit tuaj ua bëjmë kështu cfarë do të bëjmë me ju. Por unë e njoh Boikenin mirë, njoh dhe organizatën dhe aktivistët dhe ata do të jenë edhe më të fortë në kundërshtimin e gjithçka që është e dëmshme dhe e padrejtë. Ata kanë organizimin e tyre autonom. I marrin vendimet, i mbajnë qëndrimet dhe do ta vazhdojnë punën edhe më shumë se më përpara.
Pyetje: Nuk e di a jeni në dijeni të deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste televizive ku shprehet se lëvizja VV kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time
Albin Kurti: Për besë nuk e di për cfarë e ka fjalën.
(Marrë nga RTV Ora)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
COVID-19 në SHBA/ 391 viktima dhe 14,647 raste të reja gjatë 24 orëve
SHBA– 391 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve nga Covid-19 nëAmerikë dhe numri në total i viktimave ka shkuar në 99,691. Sipas autoriteteve vendase ...
Bie bilanci në Francë/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 65 viktima dhe 358 raste të reja me Covid-19
FRANCË– 65 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve nga Covid-19 në Francë dhe numri në total i viktimave ka shkuar në 28,432. Sipas autoriteteve ve...
“Hej…Dil nga këtu!”, 10-vjeçarja “ zhduk ” hajdutin që tentoi t’i vidhte shtëpinë
SHBA– Kamerat e sigurisë në një shtëpi në SHBA, kanë kapur momentin teksa një i është vënë një hajduti duke qenë se ai ishte përpjekur t’i grabiste shtëpinë.Ngj...
SHBA ndalon udhëtimet nga Brazili
SHBA– Presidenti Donald Trump ka pezulluar udhëtimet nga Brazili, vendi i dytë pas SHBA për nga numri i rasteve me koronavirus.Shtëpia e Bardhë tha se pre...
Covid-19 në Kosovë/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 6 raste të reja, shërohen dy të tjerë
KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës ka njoftuar se sot sot janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në ven...
Çekia fiton betejën me Covid-19/ Rihap kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë
ÇEKI-Republika Çeke ditën e sotme ka njoftuar se do të hap kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë, që nga ditën e nesërme. Ndërkohë Ministria e Brends...
Dita e Përkujtimit, Presidenti Trump nderon të rënët në luftë
AMERIKË- Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e rënë në l...
OBSH-ja pezullon provat klinike të hidroksi-klorokinës
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar testimin e ilaçeve të malaries për hidroksi-klorokuinë tek pacientët me COVID-19 për shkak të shqetësi...
Kurti: Gjykata nuk duhet të pranojë që Presidenti të shkruajë Kushtetutën, Thaçi po bën opozitë
TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish sot në lidhje me ngërçin me Gjykatën Kushtetuese për qeverinë e re. Kurti në ...