Bota

Boris Johnson tërheq marrëveshjen me “Huawei” për teknologjinë 5G, s’ka përshirje kineze deri në 2023

26 Maj 2020, 07:36 Nga DOSJA
Boris Johnson tërheq marrëveshjen me “Huawei” për

BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson ka rishqyrtuar lejimin “Huawei” për të pasur akses në rrjetin 5G, teksa tensionet me Kinën janë rritur përgjatë pandemisë së Coronavirus-it dhe shkeljes së të drejtave të lirive të njeriut në Hong Kong nga Partia Komuniste Kineze.

Pak kohë para ndërprerjes së marrëdhënieve, Johnson gjithashtu zemëroi aleatët në administratën e Trump. SHBA paralajmëroi që marrëveshja me Huaëei do t’i jepte Kinës një ‘dritare’ në inteligjencën perëndimore, por Britania e Madhe i injoroi paralajmërimet.

Kryeministri ka instruktuar qeverinë e tij që të fillojë hartimin e planit për zero përfshirje të rrjetit 5G, deri në vitin 2023. Kryeministri do të ruajë sërish marrëdhëniet me Kinën, por marrëveshja për Huaëei do të tërhiqet, pa asnjë mëdyshje (sipas “The Teleghraph).

Tensionet janë rritur gjithashtu mes Mbretërisë së Bashkuar dhe regjimit komunist kinez lidhur rastin e Hong Kong-ut, pas prezantimit të legjislacionit të ri për sigurinë.

Mesa duket Amerika dhe Anglia janë shtetet e para që po ndërmarrin hapa për izolimin e Kinës, që jo vetëm po kthehej në një rrezik eminent për sigurinë e vendeve të tyre, por tashmë faktet tregojnë se për dekada kanë patur mbështetjen e forcave majtisto-globaliste, që mesa duket kishin vendosur të poziciononin atje qendrën e “Qeverisë Globale” dhe shndërrimin e Kinës në fuqinë më të madhe ekonomike dhe tregtare.

Plane që duket se kanë përballë kundërshtinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë, Australisë dhe shumë e shumë vendeve të tjera.

Marrë nga BuisnessInsider

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson boris johnson

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2020, 20:33

TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për marrëdhënien me Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se nuk ka shuë komunikime. Në nj...

Bota 25 Maj 2020, 19:59

SHBA ndalon udhëtimet nga Brazili

SHBA– Presidenti Donald Trump ka pezulluar udhëtimet nga Brazili, vendi i dytë pas SHBA për nga numri i rasteve me koronavirus.Shtëpia e Bardhë tha se pre...