Bota

Linja ajrore më e madhe e Amerikës Latine, ‘LATAM’ paraqet dosjet e Kapitullit 11 për falimentimin

26 Maj 2020, 10:15 Nga DOSJA
Linja ajrore më e madhe e Amerikës Latine, ‘LATAM’ paraqet

SHBA– “LATAM Airlines Group”, transportuesi më i madh në Amerikën Latine, ka paraqitur  Kapitullin 11 të falimentimit të martën, në bazë të një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të internetit.

Rezervimet, pagesat e punonjësve, kuponat e fluturimit, si dhe operimet e pasagjerëve dhe ngarkesave nuk do të preken, thuhet në këtë deklaratë.

Procesi i riorganizimit financiar të Kapitullit 11 të ShBA-së ofron një mundësi të qartë dhe të drejtuar për të punuar me kreditorët tanë dhe palët e tjera të interesit për të zvogëluar borxhin tonë, të adresojmë sfidat tregtare që ne në industrinë tonë po përballemi si një grup. Është shumë e ndryshme nga koncepti i falimentimit në vendet e tjera dhe nuk është procedura e likuidimit.”-thotë kompania.

Drejtori i Përgjithshëm i LATAM (LTM), Roberto Alvo përmendi kufizimet e udhëtimit si shkak i koronavirusit, si një shtytës kryesor për vendimin e shpalljes së falimentit.

“Ne po shohim përpara për një të ardhme pas-Covid dhe jemi të përqendruar në transformimin e grupit tonë për t’u përshtatur në një mënyrë të re dhe evoluuese të fluturimit, me shëndetin dhe sigurinë e pasagjerëve dhe punonjësve tanë, që për ne janë parësore.”- u shpreh Alvo duke shpjeguar paraqitjen e falimentimit.

Riorganizimi vullnetar do të përfshijë bashkëpunëtorët e LATAM në Kili, Peru, Kolumbi, Ekuador dhe Shtetet e Bashkuara.

Kjo është linja e dytë ajrore kryesore në rajon,  që paraqet planin për falimentim në muajin maj.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba latam roberto alvo koronavirusi ne shba latam roberto alvo

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2020, 20:33

TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për marrëdhënien me Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se nuk ka shuë komunikime. Në nj...