Aktualitet

Call-Center-i në Laprakë vatër “e nxehtë” infeksioni, 15 të prekur në 24 orët e fundit

26 Maj 2020, 09:22 Nga DOSJA
Call-Center-i në Laprakë vatër “e nxehtë”

Tiranë-Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në Tiranë janë konfirmar 24 raste të reja me koronavirus. Sipas MSH-së 15 nga të infektuarit me COVID-19 janë punonjës të Call-Center-it “CTA Groups’ në Tiranë. Ky biznes ndodhet në zonën e Lapkrakës në kryeqytet.  Po kështu 15 të prekurit janë kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.

 

Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë. Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës. Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 25 persona.  Harta është zgjeruar me 24 raste të reja në  Tiranë dhe 1 në Durrës.  Ndërkohë gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një 69-vjeçar me iniciale S.K, i cili po merrte mjekim në spitalin Infektiv. Numri total i shëruarve ka shkuar në 803.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll