Aktualitet

Tenderat sekretë/ SPAK kërkesë Drejtorisë së Doganave: Çfarë materiale janë zhdoganuar? Ktheni përgjigje brenda javës

26 Maj 2020, 09:40 Nga DOSJA
Tenderat sekretë/ SPAK kërkesë Drejtorisë së Doganave:

Tiranë– Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i ka dërguar një kërkesë drejtorisë së Doganave për tenderat sekretë në Ministinë e Shëndetësisë. Në shkresën që SPAK i ka dërguar Drejtorisë së Doganave i kërkohet llogari për materialet që janë zhdoganuar gjatë periudhës së pandemisë. Po kështu në shpresë theksohet se Drejtoria e Doganave duhet japë një përgjigje brenda kësaj jave.

“Çfarë materiale janë zhdoganuar gjatë pandemisë? Nga kanë ardhur? Me çfarë çmimi janë zhdoganuar?  Çfarë sasie është zhdoganuar? Brenda javës duhet një përgjigje”, thuhet në shkresën e SPAK.

Pak javë më parë Partia Demokratike denoncoi se qeveria po jep tendera sekretë gjatë periudhës së pamdemisë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi denoncoi  se qeveria Rama ka shpallur sekret tenderin për letrën higjienike për pacientët e shtruar në spitalet COVID-1. Ndërkohë SPAK nisi hetimet dhe i dërgoi 5 pyetje ministres së Shëndetësisë për çështjen e tenderave sekretë. MSH tha se asgjë nuk është fshehur për këto tendera dhe se janë të hapur për hetime. Ndërkohë Lulzim Basha denoncoi  se ministrja Manastirliu i ka djegur dokumentet për tenderat, pasi në  katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, ka rënë zjarr.  Sakaq PD deklaroi se në janë është hapur me forcë edhe dera zyrës së tenderave.  Edhe këto akuza u hodh poshtë nga MSH.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e doganave ogerta manastirliu tenderat sekretë drejtoria e doganave ogerta manastirliu tenderat sekretë

Sondazh

Poll