Sport

Presidenti i Lazios rrezikon dënimin, Prokuroria Federale hap hetim për deklaratën mbi ndeshjen Juventus-Inter

25 Maj 2020, 09:19 Nga DOSJA
Presidenti i Lazios rrezikon dënimin, Prokuroria Federale hap hetim

ROMË–  “Jemi një pikë larg kreut dhe kjo vetëm falë Juve-Inter, që e keni parë se cfarë ndeshjeje ishte”, pati deklaruar presidenti i Lazios, Claudio Lotito në një intervistë për mediat italiane ditën e djeshme, ndërsa kjo deklaratë ka ndezur sërish polemikat.

Kështu Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të hapë një hetim për këtë deklaratë, ndërsa sipas mediave italiane, prritet të thirret numri një i klubit bardhekaltër për të dhënë sqarime mbi deklaratën. Lotito do të rrezikonte kërkesën për gjykime duke përfshirë reputacionin e njerëzeve klubeve dhe organeve që veprojnë në  CONI, FIGC, UEFA dhe FIFA, sipas nenit 23 të kodit të ri të drejtësisë sportive.

Lotitos do t’i duhet të shpjegojë kontekstin e deklaratës dhe nëse ka, të japë informacione shtesë që ngrenë dyshime mbi parregullsi të kësaj ndeshjeje, ashtu sic presidenti i Lazios ka lënë të kuptohet në intervistën e tij.

Nëse Lotito nuk do të mund të mbrojë deklaratën e tij në media, atëherë rrezikon të përballet me një dënim shembullor, që përvec vlerës monetare, mund të shoqërohet edhe me një pezullim disa mujor.

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport claudio lotito lazio claudio lotito lazio

Sondazh

Poll