Politike

Thirrja e Bylykbashit për qytetarët: Merrni në dorë lirinë e lëvizjes, masat e jashtëzakonshme të kryeministrit janë an

25 Maj 2020, 06:13 Nga DOSJA
Thirrja e Bylykbashit për qytetarët: Merrni në dorë

 TIRANË –Ish-deputeti demokrat dhe njëkohësisht përfaqësuesi I Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka reaguar në lidhje me zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Në një postim në Facebook, Bylykbashi shkruan, se mbajtja e masave të jashtëzakonshme, nuk ka vlerë kushtetuese, pasi Parlamenti nuk mund ta zgjasë më shumë se një muaj pa vendim të ri, gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Sipas tij, statistikat e COVID-19, nuk justifikojnë dhunimin e të drejtave të qytetarëve nga kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera, ish-deputeti u ka bërë thirrje qytetarëve, që të refuzojnë distancimin social dhe lirinë e lëvizjes.

Reagimi i plotë:

Rimerrni te drejtat tuaja! Qe nga e diela sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e ‎fatkeqesise natyrore” dhe masat e jashtezakonshme te Kryeministrit Edi Rama jane ANTIKUSHTETUESE. Mbajtja e ketyre masave pertej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqesise natyrore me shume se nje muaj pa nje vendim te ri. Kufizimi i LIRISE SE LEVIZJES se shqiptareve dhe te gjitha lirive te tjera nga Kryeministri Rama, qe nga dita e sotme 24 maj, ‎e ne vazhdim eshte antikushtetues. Qeveria duhej te kerkonte shtyrje te re 30 ditore me 23 maj, te raportonte ne Parlament per masat e ndermarra nga 24 prilli ‎deri me 23 maj, te deshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 dite te tjera gjendja e fatkeqesise natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo eshte arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhenia e qeverise dhe jo tekat e Rames ne 22.00 te nates ne Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t’ju mbroje te drejtat nga qeveria por harrojeni qe ky Parlament si shtupe lecke ne duart e Edi Rames t’ju mbroje. Statistikat e Covid 19 nuk justifikojne rrembimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama. ,Qytetare, refuzoni qe “distancimi ‎social” i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundesia e tyre per t’u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje LIRINE TUAJ TE LEVIZJES‎! Rimerrni te drejtat dhe lirite tuaja!

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komunikimi në Facebook gjatë ditës së shtunë, ndaloi faljen e besimtarëve në sheshe për shkak të COVID-19, rit ky që ndiqet prej vitesh nga besimtarët myslimanë. Vendimi i kryeministrit shkaktoi zemërimin e besimtarëve myslimanë, duke qenë se erdhi vetëm pak orë para kremtimit të Fiter Bajramit. Megjithatë, pavarësisht urdhërit të kryeministrit, një pjesë e mirë e besimtarëve në pamundësi të ambjenteve në xhami, u falën nëpër sheshe.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjendja e fatkeqesise natyrore oerd bylykabshi gjendja e fatkeqesise natyrore oerd bylykabshi

Sondazh

Poll

Politike 25 Maj 2020, 05:51

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën si gjithmonë me një thënie nga një personazh i njohur që ka lënë gjurmë në historinë e botës. Për ditën e sotm...

Politike 24 Maj 2020, 19:32

TIRANË– Karantina për më shumë se dy muaj për shkak të koronavirusit solli ndryshime jo vetëm në mënyrën e jetesës por edhe në pamjen e jashtme. Sigurisht ...