AXHENDA/ Nesër rikthehet ‘Zgjedhorja’, s’ka më zgjedhje në qershor, palët vendosin tjetër datë, kush është ‘moll
25 Maj 2020, 07:42Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e nesërme rikthehet tryeza ‘Zgjedhore’. Pas pezullimit të punës për disa ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, përfaqësuesit e partive politike në vend do t’i rikthehen punës. Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore pritet që nesër të shënojë mbledhjen e parë, ku pritet të miratohen disa çështje.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nesër do të diskutohet për kuotat gjinore, financimin, periudhën zgjedhore dhe teknologjia e informacionit vendosjen e kamerave monitoruese në ambientet e votimit. Deri më tani palët kanë rënë dakord që zgjedhjet mos të mbahen më në muajin qershor. Socialistët kanë sugjeruar që votimi të bëhet më 14 prill deri në 15 maj, ose 1-13 tetor. Edhe të tjerët kanë rënë dakord me periudhën prill-maj, por kanë shtuar si opsion edhe periudhën nga 14 shtatori deri në 31 tetor.
“Molla e sherrit” në Komision mbetet depolitizimi i administratës zgjedhore, pasi socialistët e duan të plotë, ndërsa opozita kërkon një sistem miks. Një pikë tjetër e nxehtë është edhe ajo e reklamave në media. Nga ana tjetër, financimi i fushatës zgjedhore është thuajse i dakordësuar mes ekspertëve teknikë.
Ky është afati i tretë brenda të cilit duhet të gjendet patjetër një konsensus për të mbyllur Reformën Zgjedhore. Afati i parë ishte më 15 mars, por koronavirusi ndërpreu punimet për më shumë se 2 muaj. Afati i dytë ishte fundi i majit, por prishja e Teatrit dhe një bojkot i opozitës shty sërish dorëzimin e punës. Ndërkohë, afati i tretë është caktuar në fund të qershorit.
Deri më tani palët janë në një mendje, për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sipas tyre kërkon kohë dhe e vetmja që ka dalë kundër është Hajdari. Përveç dakordësive, palët kanë shfaqur ndasi përsa i përket administratës zgjedhore, kolegjit zgjedhor dhe votimit elektronik dhe qeverisë kujdestare.
Afati për mbylljen e reformës zgjedhore është 30 qershori, por palët janë zotuar se do ta përfundojnë brenda këtij muaji.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË –Ish-deputeti demokrat dhe njëkohësisht përfaqësuesi I Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka reaguar në lidhje me zgjatjen ...
Politike25 Maj 2020, 05:51
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën si gjithmonë me një thënie nga një personazh i njohur që ka lënë gjurmë në historinë e botës. Për ditën e sotm...
TIRANË– Europa Nostra, ka uruar të gjithë shqiptarët pr Festën e Fiter Bajramit, teska thekson se kjo festë ka përkuar edhe me muajin kur u shemb Tea...
Politike24 Maj 2020, 19:32
TIRANË– Karantina për më shumë se dy muaj për shkak të koronavirusit solli ndryshime jo vetëm në mënyrën e jetesës por edhe në pamjen e jashtme. Sigurisht ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha lajmin e madh për të gjithë shqiptarët që mezi kanë pritur hapjen e plazheve. Përmes një video-komunikimi në live në Face...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se nga data një qershor do të hapen kufijtë mes të gjithë shqiptarëve. Në një video-komunikim në profilin e ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha lajmin e madh për të tjera hapje pas datës një qershor. Në një video-komunikim në profilin e tij në Facebook, Rama deklar...
TIRANË– E diela e kaluar do të mbahet mend gjatë nga të gjithë shqiptarët. Forca të shumta policie mësynë në sheshin e Teatrit Kombëtar, nxorrën me forcë t...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka denoncuar një krim mjedisor në zonën e Kodrës së Yzberishtit në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Fac...