Politike

“Zgjedhorja”/Mazhoranca bie dakord me opozitën, më 26 maj do të mblidhet sërish Këshilli Politik

23 Maj 2020, 12:05 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/Mazhoranca bie dakord me opozitën, më 26 maj

TIRANË- Ditën e martë, më 26 maj  në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Politik të Reformën Zgjedhore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mazhoranca ka rënë dakord me opozitën që të zhvillojnë mbledhjen të martën. Kështu opozita i është rikthyer tryezës së Reformën Zgjedhore.

Më herët, Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim  i dërguan  një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, ku i propozonin që mbledhja të zhvillohej të hënën.  Por duke qenë se e hëna i bie festë, mbledhja është shtyrë për të martën.

Afati për mbylljen e Reformës Zgjedhore është deri më 31 maj. Kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi një ditë më parë se nuk ka braktisur “Zgjedhoren”. ku theksoi se do të marrin pjesë në tryezë. Ky vendim u përshëndet nga kryeministri Edi Rama, SHBA-ja dhe BE-ja. Sipas tyre tani është koha për kompromis.

(J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike opozita rikthehet në tryezën e reforën zgjedhore opozita rikthehet në tryezën e reforën zgjedhore

Sondazh

Poll