Politike

PS e PD bien dakord për Reformën Zgjedhore, Këshilli Politik mblidhet në 26 maj

  • Mazhoranca bie dakord me opozitën, më 26 maj do të mblidhet sërish Këshilli Politik
  • Opozita me anë të një letre kërkoi që Këshilli Politik të mblidhej të hënën për përmbylljen e Refromës Zgjedhore. Maxhoranca njofton se është gati, por takimi do të bëhet të martën pasi e hëna bie pushim për shkak të Fiter Barjamit. Afati për mbylljen e kësaj “Zgjedhores” është lënë 31 maji.
    Featured image of article: PS e PD bien dakord për Reformën Zgjedhore, Këshilli Politik mblidhet në 26 maj Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi

    TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore ka propozuar që ditën e hënë, më 25 maj të zhvillohet mbledhja e radhës, me synimin e përmbylljes sa më shpejt të reformës. Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, si dhe kanë vënë në dijeni për këtë qendrim partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE.

    Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj”, thuhet në letrën e opozitës, ku përmendet se për shkak të shkeljes së standardeve nga ana e mazhorancës për 3 procese zgjedhore me radhë, reforma zgjedhore është rikthyer si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me BE. Opozita në letër nënvizon përpjekjet e qeverisë për të dështuar procesin dhe thekson duihet vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme.

    Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike”, shkruajnë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

    Nga letra opozitës bie në sy se pavarësisht shumë takimeve mes palëve dhe shumë propozimeve, konsensusi është ende larg. “Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete”, thuhet në letrën e përfaësuesve të opozitës, duke kërkuar takimin e grupit politik të hënën më 25 maj.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pas kësaj letre ka ardhur një reagim dhe nga maxhoranca dhe burime për Dosja.al bëjnë me dije se është rënë dakord që mbledhja të zhvillohet ditën e martë në 26 maj. Kjo për shkak se e hëna është pushim, pasi është Fiter Bajrami.

    Afati për mbylljen e Reformës Zgjedhore është deri më 31 maj. Kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi një ditë më parë se nuk ka braktisur “Zgjedhoren”. ku theksoi se do të marrin pjesë në tryezë. Ky vendim u përshëndet nga kryeministri Edi Rama, SHBA-ja dhe BE-ja. Sipas tyre tani është koha për kompromis.

    (J.V. Dosja.al)

    Shto Koment