Politike

28 vite nga vrasja e Giovani Falcone, Basha: Është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar, të ndëshkohet korrupsion

23 Maj 2020, 08:57 Nga DOSJA
28 vite nga vrasja e Giovani Falcone, Basha: Është frymëzim

Tiranë-  Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter postimin e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca për 28 vjetorin e vrasjes nga mafia të prokurorit Giovani Falcone. Kryedemokrati shprehet se Falcone, është një frymëzim për të gjithë magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ai thekson më tej se duhet të ndëshkohet korrupsioni politik, pasi është edhe parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE” , shprehet Lulzim Basha. 

 

Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e ?? në ??. https://t.co/BpSo3eeQad

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 23, 2020

 

Prokurori i njohur italian, Giovanni Falcone  u ekzekutua  në Palermo 28 vite më parë, nga klani i Cosa Nostra-s. Falcone që ishte simboli i denjë i sistemit të drejtësisë dhe i luftës kundër krimit, u vra teksa ndodhej në makinë me gruan e tij dhe me tre truprojat.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike giovanni falcone lulzim basha giovanni falcone lulzim basha

Sondazh

Poll