‘Nuk pyes sepse janë punët e Policisë, por…’/ Lleshaj ngre “dyshime”: Ende nuk e di pse u shoqërua Kryemadhi, më
23 Maj 2020, 06:48Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Java”, ai foli lidhur mr protestën e zhvilluar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Lleshaj tha se nuk e kishte kuptuar se përse ishte shoqëruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, megjithatë nuk ishte interesuar që të pyeste për të.
“Kam shumë pikëpyetje për shoqërimin e Kryemadhit. Nuk e kuptoj fare. Mua mu duk pa lidhje. Të gjitha ishin të filmuara, ndërsa kjo skenë nuk e di përse ishte shoqëruar. Nuk kam pyetur për të sepse nuk u bë zhurmë. Pikëpyetja ime është përse shkoi? Për çfarë e çuan? Nuk i pyes sepse janë punët e Policisë. Thjesht më bën përshtypje që nuk u bë zhurmë. Thjesht e kam kaluar pa pikë…,“-tha ministri.
Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj. Pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, IMT dhe polciia nisën një aksion të shpejt dhe shkatërruan godinën. Aktivistët që ishin brenda në godinë janë nxjerr me forcë dhe shumë prej tyre u dhunuan.
Qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat dhe deri më tani kanë organizuar dy të tilla, ndërkohë që maxhoranca shprehet e bindur që teatri i ri do jetë më i mirë se ai që ishte. Gjithashtu Aleanca ka dorëzuar edhe padi në SPAK për të vijuar hetimet, ndërsa çështja i është ngarkuar prokurorit Ervin Kondili.
(km/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e djeshme bëri edhe njoftimi e zakonshëm për rregullat e fundjavës për shkak të koronavirusit. Në statustin e tij, ...
TIRANË– Genta Mezini, një prej anëtareve të Këshillit Bashkiak të Tiranës ka dhënë dorëheqjen më datë 17 maj, ditën kur u shemb edhe Teatri Kombëtar.Nëpërm...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, të cilët morën pjesë në protestën kundër prishj...
TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Besa Shahini, gjithë p...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Alfred Lela gjatë protestës pas shembjes së godinës të Tea...
TIRANË– Anëtari i këshillit shkencor të UNECO-s Auron Tare thotë se pika ku ndahet me kryeministrin Rama është prishja e godinës së Teatrit.Në studio...
TIRANË– Kryedemokrati i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se as ai nuk e ka marrë paltformën e Presidentit Ilir Meta me 14 pika. I ftua...