Politike

‘Më konsideroni anëtarin tuaj’/ “Europa Nostra” përshëndet mbështetjen nga presidenti Meta për Teatrin: Angazhim i

23 Maj 2020, 09:52 Nga DOSJA

TIRANË– Organizata Prestigjioze e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Europë, “Europa Nostra” ka përshëndetur angazhimin e presidentit Ilir Meta në çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Me anë të një statusi në Twitter, ata shkruajnë se gjithashtu falenderojnë kreun e shtetit për njohjen e rolit të Shoqërisë Civile për rolin e tyre në kauzë.

“Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për ruajtjen e kulturës si një burim kryesor për të ardhmen evropiane të  Shqipërisë. Ne gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit kryesor të Shoqërisë Civile. Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!,”-shkruan “Europa Nosta”.

Ditën e djeshme, Meta zhvilloi një bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, të cilëve u tha se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, duke i kërkuar gjithashtu që ta konsideronin si anëtarin e organizatës së tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike europa nosta ilir meta europa nosta ilir meta

Sondazh

Poll