Politike

Reforma në Drejtësi/ Yuri Kim: Vettingu duhet të vazhdojë, të ecim para pa marrë parasysh pengesat

23 Maj 2020, 09:13 Nga DOSJA
Reforma në Drejtësi/ Yuri Kim: Vettingu duhet të vazhdojë,

Tiranë- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim pas takimit me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,  ka deklaruar se Vettingu duhet të vazhdojë, pa marrë parasysh pengesat. Në dy postime që ka bërë në Twitter, Kim ka publikuar foto  me anëtarët e Kolegjit, në të cilat nuk shfaqet, Luan Daci i cili është i pezulluar për shkak të hetimeve nga SPAK-u, pasi fshehu të kaluarën.

“Takimi me Komisionerët Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!  Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. Mbështes reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”, shprehet ambasadorja.

 

Special Appeals Chamber has a difficult job, but vetting must continue to show accountability & earn trust of the ?? people. ?? supports justice reform. Let’s keep moving forward, step by step, no matter the obstacles! pic.twitter.com/uhM9KQfUjI

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 23, 2020

 

Një ditë më parë presidenti i vendit, Ilir Meta shpalosi  platformën me 14 pika për Reformën në Drejtësi, të cilën ia ka dorëzuar palëve.  Ai sqaroi se ambasada amerikane nuk ka asnjë shigjetim ndaj tij, pasi e ka takuar dhe informuar ambasadoren Yuri Kim, hap pas hapi për veprimet e tij, po ashtu edhe platformën. Ndërkohë dy ditë më parë amabadorja Kim, propozimin e Metës e cilësoi si një marrëveshje për të sabotuar Reformën në Drejtësi. Ndërsa Rama e Basha akuzuan njëri-tjetrin për ndërhyrje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma ne drejtesi yuri kim reforma ne drejtesi yuri kim

Sondazh

Poll