Politike

“Përgjigjuni për vrasjet e 21 janarit dhe për 1997-ën”, Braçe i përgjigjet Bashës dhe Berishës: Keni 235 milionë eu

7 Shkurt 2019, 15:44 Nga DOSJA
“Përgjigjuni për vrasjet e 21 janarit dhe për

Zëvendëskryeministri Erion Braçe është shprehur i revoltuar kundrejt opozitës në lidhje me akuzat e tyre për drejtësinë. Nga foltorja e Kuvendit, Braçe u shpreh se si Berisha ashtu edhe Basha duhet të shkojnë me këmbët e tyre drejt SPAK-ut e BKH-së për vrasjet e vitit 1997 dhe të 21 janarit.

Kemi hyrë në politik nga dhuna barabare nga viti ‘92-‘96 dhe përmes dhunës në zgjedhjet e 2009. Në këtë sallë Gramoz Ruci, Edi Rama, Majko, Braho, Cela, Xhelili, Angjeli, Xhakolli, Xhafaj, Balla, Xhevit Bushi, Bare, Ulqini, Fino, Risto, Qefalia, Edi Leka, Ismet Beqiri, Nasufi, Bushati, Pellumbi, XHindi dhe unë, kemi hyrë në politikë nga dhuna barbare politike nga regjimi dhe pastaj nga cikli tjetër i dhunës të gjithë deputetët e tjerë kanë hyrë përmes dhunës barbare në zgjedhjet e vitit 2009. 

Do doja që të lusja të gjithë ata pisa që nga foltorja e Kuvendit të marrin kurajon dhe ti drejtohen socialistëve të ndershëm. Qepeni! Krimet barbare me banditë që dilnin nga burgjet që i kanë ndjekur prapa këta njerëz këtu.

Ju që përmendi SPAK dhe BKT duhet të jepuni përgjegjësi. Krimet e ‘97, krimet zgjedhore nga banditët e ikur nga burgjet. Vratë në 21-janar, mos merrni kurajo të dilni këtu. Me këmbët tuaj duhet të shkoni para drejtësisë, latë në mëshirë të fatit familjet e viktimave të 21 janarit,”– tha zëvendës kryeministri.

Më tej Braçe akuzoi opozitën edhe për vjedhjen e 235 milionë eurove nga Rruga e Kombit.

Ai është i vetmi që ka një akuzë për vjedhje, për 235 milionë euro mbi kurriz dhe refuzon ti përgjigjet Gjykatës. Ka kurajo për SPAK, kur nuk del para drejtësisë.  Ka degjuar këngën oligarkët që mbështen nga ministar, lehtësime nga ministrat. Lulzim Basha do tu marri 350 milionë lekë në vitë ndërsa ne 0 përfitim,”– përfundoi zv.Kryeministri Erion Brace.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 235 milione euro vjedhje akuzat e opozites erion brace krimet e 1997 vrasjet e 21 janarit 235 milione euro vjedhje akuzat e opozites erion brace krimet e 1997 vrasjet e 21 janarit

Sondazh

Poll