Aktualitet

Manastirliu nxjerr URDHRIN: Të shtunën liridalje deri në orën 21:00, hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë. E diela e mbyll

22 Maj 2020, 21:05 Nga DOSJA
Manastirliu nxjerr URDHRIN: Të shtunën liridalje deri në

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzimin për lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve për këtë fundjavë. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, edhe kjo fundjavë do të gjejë të mbyllura qytetet e cilësuara si ‘zona të kuqe’.

Hapur do të jenë vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, gjatë ditës së shtunë, deri në orën 21:00, ndërsa e diela do të jetë totalisht e mbyllur. Të moshuarit mund të dalin nga shtëpia deri në orën 10:00, ndërsa pas tyre të drejtë për liridalje kanë prindërit me fëmijë pas orës 11 të paraditës. 

Urdhri i MSH:

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fundjava do të jetë e kufizuar. Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e dielë, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.

Urdhri i Ministrisë hedh poshtë edhe postimin e kryeministrit Edi Rama, i cili me anë të një statusi në Facebook u shpreh se edhe kjo fundjavë do të ishte njësoj si e shkuara. Por këtë të shtunë, liridalja do të jetë deri në orën 21:00 dhe jo deri në 17:30, siç edhe ndodhur javën e kaluar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll