Aktualitet

Trafikonin emigrantë me gomone në Angli, dënohet me burg shqiptari, kush ishte anëtari i fundit i grupit

22 Maj 2020, 18:04 Nga DOSJA
Trafikonin emigrantë me gomone në Angli, dënohet me burg

BRITANI E MADHE- Vladimir Bardoshi është dënuar me 9 vite burg, pasi është shpallur fajtor për trafikun e qënieve njerëzore. Shqiptari ishte anëtari i tretë i një grupi kriminal që çonte emigrantë në Angli, duke kaluar nga kanali La Manche.

36-vjeçari nga Shqipëria përdorte disa gomone të vogla për trafikun, duke shfrytëzuar errësirën e natës për të kaluar njerëzit.

Pasi një grup i trafikuar prej tij u kap nga policia britanike, Bardoshi u transferua në Spanjë në muajin janar por u kap dhe u ekstradua në Angli.

Identiteti i tij u bë i ditur pas arrestimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Feim Vata, 38 vjeç, dhe Xhemal Baco, 26 vjeç, në vitin 2018. Të dy u dënuan me 8 vite burg, ndërsa ‘lideri’ i tyre me një vit më shumë.

Tre shqiptarët udhëtonin të paktën tre here nga Franca deri në Britani të Madhe, më pas braktisnin varkën dhe blinin tjetër duke përdorur dokumenta të rreme.

Marrë nga DailyMail

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet britani e madhe vladimir bardoshi britani e madhe vladimir bardoshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2020, 15:04

DURRËS– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë sot një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Aleanca fton qy...