Aktualitet

Mbyllet protesta e tretë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, procedohet Xhaferri dhe Budina, AMT: Nesër jemi në Shkodër, fir

22 Maj 2020, 14:48 Nga DOSJA
Mbyllet protesta e tretë pas shembjes së Teatrit Kombëtar,

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbledhur protestën e tretë pasditen e sotme. Anëtarë të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, Aktorë, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur në sheshin e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe në Durrës, për të mbledhur firma për petixionin e krijuar.

Ata kërkojnë rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend.

Tubimi paqësor u bë në mënyrë të papritur dhe mbledhja e saj u lajmërua vetëm pak minuta para nisjes.

Në Durrës, pas përfundmit të tubimit, u proceduan në gjendje të lirë Robertt Budina dhe Ferdinand Xhaferraj, kreu i PD-së në Durrës. AMT-ja në fund, ka bërë me dije se nesër do të mblidhen në Shkodër, për të njëjtin motiv.

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj. Pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, IMT dhe polciia nisën një aksion të shpejt dhe shkatërruan godinën. Aktivistët që ishin brenda në godinë janë nxjerr me forcë dhe shumë prej tyre u dhunuan.

Qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat dhe deri më tani kanë organizuar dy të tilla, ndërkohë që maxhoranca shprehet e bindur që teatri i ri do jetë më i mirë se ai që ishte. Gjithashtu Aleanca ka dorëzuar edhe padi në SPAK për të vijuar hetimet, ndërsa çështja i është ngarkuar prokurorit Ervin Kondili. 

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit protesta 22 maj 2020 shembet teatri kombetar aleanca per mbrojtjen e teatrit protesta 22 maj 2020 shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2020, 15:04

DURRËS– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë sot një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Aleanca fton qy...