Aktualitet

ME FOTO: Dje uli pantallonat dhe i tregoi plagët ‘live’ Ramës/ Alfred Lela ‘përvesh mëngët’, takon dy zyrtarë amer

22 Maj 2020, 17:29 Nga DOSJA
ME FOTO: Dje uli pantallonat dhe i tregoi plagët ‘live’

TIRANË- Gazetari Alfred Lela, që uli pantallonat mbrëmë në “Real Story”, për t’i treguar kryeministrit Rama shenjat e dhunës së ushtruar nga Policia është parë sot në orët e mëngjesit në hotel “Rogner” me dy të huaj që flisnin anglisht.

Panorama.al ka siguruar foto të takimit. I kontaktuar nga gazeta Lela thotë se të huajt janë zyrtarë të Ambasadës Amerikane të cilët i ka informuar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij. Ai nuk ka preferuar të japë detaje, por thotë se u ka dorëzuar amerikanëve një dosje me të dhëna dhe i ka informuar mbi hapat që do të hedhë sa i takon çështjes në fjalë.

‘Nuk pres reagim prej Ambasadës dhe nuk është ky qëllimi i takimit’, ka shtuar ai, ‘por kam ndjekur një procedurë si nënshtetas amerikan në rrezik’.

“Një incident të tillë i cili më vë përballë dhunës së pushtetit dhe kërcënimeve apo shantazheve të mbështetësve të qeverisë jam i detyruar ta depozitoj pranë autoriteteve të vendit tim të dytë”.

Marrë nga Panorama

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred lela shoqerohet alfred lela alfred lela shoqerohet alfred lela

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Maj 2020, 15:04

DURRËS– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojë sot një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.Aleanca fton qy...