Aktualitet

Mori pjesë në protestën për Teatrin, jep dorëheqjen drejtoresha e shtëpisë muze ‘Kadare’, vajza e zv.ministrit Shkrel

22 Maj 2020, 18:28 Nga DOSJA
Mori pjesë në protestën për Teatrin, jep dorëheqjen

TIRANË– Drejtoresha e Shtëpisë muze “Ismail Kadare”, Ana Shkreli ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës, Artan Shkreli dhe partnerja e kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi është larguar nga detyra.

“Në orën time të zezë mendova se njerëzit për liri kanë dhënë jetën. New beginnings,”-shkruan ajo me anë të një postimi në Facebook. Megjithatë nuk ka dhënë detaje lidhur me dorëheqjen.

E kontaktuar nga Dosja.al, Shkreli nuk e mohoi lajmin e dorëheqjes.

“Nuk kam asnjë prononcim për të thënë,”-u shpreh ajo.

Së fundmi, Ana Shkreli  është parë që të marrë pjesë në protestën kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Nuk dihet nëse pjesëmarrja e saj në protestë ka ndikuar në largimin e saj nga detyra apo nëse bëhet fjalë për motive të tjera personale.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ana shkreli dorehiqet ana shkreli ana shkreli dorehiqet ana shkreli

Sondazh

Poll