Aktualitet

Marrëveshje me 11 pika për të ‘vrarë’ Refomën në Drejtësi? Ambasadorja e SHBA: Uroj mos të mos jenë të vërteta. Rama e Basha akuzojnë njëri-tjetrin. Soreca ‘shuan’ debatin

  • ‘Ferri është bosh, djajtë janë këtu’/ Rama REAGON pas paralajmërimit të Amerikës për një marrëveshje
  • Basha i kthehet ambasadores amerikane: Ndryshimet i bën parlamenti, duan ta kapin politikisht
  • Soreca: S’është koha për të rihapur diskutime, duhet rritur efikasiteti i saj
  • Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka ngritur dyshime lidhur me Reformën në Drejtësi. Kryeministri Edi Rama ka rënë dakord se ka një marrëveshje për të penguar funksionimin e saj. Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ndryshimet bëhen nga Parlamenti. Në reagime ka ndërhyrë edhe ambasadori Luigi Soreca, i cili kërkoi që debati të fokusohet tek efikasiteti i saj.
    Featured image of article: Marrëveshje me 11 pika për të ‘vrarë’ Refomën në Drejtësi? Ambasadorja e SHBA: Uroj mos të mos jenë të vërteta. Rama e Basha akuzojnë njëri-tjetrin. Soreca ‘shuan’ debatin Lulzim Basha, Yuri Kim dhe Edi Rama

    TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur paraditen e sotme përfaqësues të opozitës. Kryedemokratit Lulzim Basha, Fatmir Mediut të PR, Dashamir Shehit të LZHK-së, Nard Ndokës të Partisë Demokristiane dhe Petrit Vasilit nga LSI, Meta u prezantoi një plan me 11 pika për të nxjerrë vendin nga kriza. Ilir Meta kërkon ngritjen e një Këshilli Politik për të ndërhyrë në Reformën në Drejtësi. 

    Mbledhja u zhvillua me dyert të mbyllura dhe 11 pikat u bënë të ditua në media vetëm me anë të një komunikimi zyrtar nga Presidenca. Siç edhe u mësua në qendër të takimit ka qënë Reforma në Drejtësi. Një prej pikave propozon që ndryshimet të bëhen nga struktura që po punon edhe për Reformën Zgjedhore.

    “Ka disa institucione që duhet të ishin ndërtuar. Opozita është ajo që e votoi reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese. Duhet parë nëse ka nevojë për amendime, sipas presidentit duhet një këshill politik me përfaqësues të pozitës dhe opozitës për të arritur në një mirëkuptim sepse ndryshimet kushtetuese nuk janë çështje të Edi Ramës, por të gjithë popullit, që ka edhe një opozitë që duhet të ketë zërin e vet. Ka shumë gjëra që nuk po ecin, duhet parë nëse duam gjyqësor për Edi Ramën apo për të gjithë qytetarët. Një prej pikave është largimi i Ardian Dvoranit si kryetar i KED-së sepse i ka përfunduar mandati, Gjykata Kushtetuese, mos ndryshimi i formulës së betimit, ndryshimet ligjore për reformën në drejtësi të bëhen nga një strukture si ajo që po punon për reformën zgjedhore, nga Këshilli Politik ku përfshihet edhe opozita. Një tjetër cështje e përfshirë është reforma zgjedhore, por edhe zgjedhja e kryetarit të KLSH-së,”– tha një burim nga brenda mbledhjes.

    Propozimin me 11 pika, kreu i shtetit u shpreh se t’ja parashtronte edhe ndërkombëtarëve. Pasi mori vesh lajmin, për në Presidencë u nis ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila nuk u takua dot me presidentin. Ky i fundit u justifikua se kishte pasur një axhendë të ngjeshur dhe nuk kishte mundur që të takohej me diplomaten.

    Në pamundësi për një diskutim me kreun e vendit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim gjeti një tjetër rrugë. Ajo ka shkruar në rrjetin e saj social se dëgjuar se është bërë një marrëveshje për të penguar në Reformën në Drejtësi. Ajo ka paralajmëruar, duke u shprehur se se shpreson që fjalët të mos jenë të vërteta, pasi reforma e shumë trupetuar duhet të vazhdojë.

    “Urime 3 prokurorëve për betimin e tyre sot para Presidentit. Ilir Meta për në Prokurorinë Speciale. Mezi presim edhe 3 të tjera për ta bërë SPAK të plotë. Progresi në reformën në drejtësi duhet të përshpejtohet hap pas hapi. Mezi presim që të kompletohet SPAK. Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë”, është shkruar në postim.

    Pak pas reagimit të saj, nën statusin e Kim ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shkuar thjesht; Bie dakord! duke vendosur pranë njëri-tjetrit, flamurin amerikan, atë të BE dhe atë shqiptar. Rama gjithashtu ka shpërndarë edhe një shprehje të shkrimtarit William Shakespeare: Ferri është bosh pasi të gjithë djajtë janë këtu!

    Një reagim ka ardhur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka shpërndarë paralajmërimin e Kim dhe në gjuhën angleze është shprehur se të gjitha ndryshimet në ligj janë bërë nga parlamenti, sipas tij me qëllimin për të kapur dhe për të përdorur politikisht sistemin e drejtësisë. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndryshe nga dy lidertët e partive politike në vend, ambasadori i Bashkimi Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë thirrje që debati të mos fokusohet sërish në bazat e reformës por tek efikasiteti i saj. 

    Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Kim lëshon një mesazh të fortë në emër të Amerikës, sërish ajo nuk ka përmendur me emra se cilët janë politikanët dhe faktorët e tjerë që ndikojnë në ecurinë e Reformës. Që në deklaratën e parë për shtyp, ambasadorja është shprehur hapur se një ndër prioritetet e saj në Shqipëri është mbështetja për ngritjen e funksionimin e institucioneve demokratike. Ndërkohë disa ditë më parë zhvilloi një bisedë telefonikë me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo, të cilës i kërkoi më shumë ‘ritëm’. 

    Ndërsa që më 12 maj, në një intervistë televizive, ambasadorja amerikane tha se Shqipëri shumë politikanë nuk e duan vijimin e reformës. 

    Por ajo që mund t’ju them është që për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet. Do të thotë që do të ketë frustrim, e pres këtë të ndodhë, sepse ka disa që nuk duan që të ndodhë. Ka edhe çështje kapacitetesh. Tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet”, u shpreh Kim.

    Së fundmi ajo është parë që të vizitojë shpesh zyrën e kryeministrit Edi Rama së bashku me diplomatë të tjerë (ai i BE-së dhe gjermanisë), ku një ndër temat e diskutuara ka qënë edhe e ashtuquajtura ‘Drejtësia e Re’.

    Duke marrë parasysh përplasjet në distancë mes Metës dhe ambasadores, klima politike në vend parashikohet me trazira. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment