Aktualitet

Gjirokastër/ Linjat e transportit në protestë, ‘paralizohen’ udhëtarët prej 4 ditësh

29 Mars 2019, 15:22 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Linjat e transportit në protestë,

GJIROKASTËR- Vijon edhe sot dita e 4-t e protestës së drejtuesve dhe shoferëve të linjave të transportit.

Nëse u hiqet licenca linjës Libohovë Tiranë dhe Dropull –Tiranë, protesta e shoferëve të linjës së autobuzve Argjiro në Gjirokastër, ndërpritet . Kjo është ajo që u kërkua në ditën e 4 të protestës së tyre, një protestë që ka paralizuar udhëtarët në këtë qytet.

Shoferët e kësaj linje janë tashmë të kallëzuar në prokurori për bllokim të paligjshëm të rrugës Nacionale Gjirokastër – Tepelenë, por kjo duket se nuk i shqetëson aspak këta të fundit, pasi shprehen të vendosur në protestën e tyre.

Shkak i kësaj proteste, është konkurrenca e pandershme, e cila po i çon drejt falimentit. Në fakt transporti i udhëtarëve në Shqipëri prej gati 29 vitesh është në një kaos të vërtetë, pasi një udhëtar nuk e di ku mund të marrë një linjë transporti urban, apo ku mund të zbresë për të shkuar në destinacion. Duhet thënë se edhe ato nisma për agjensi udhëtarësh, i përngjajnë më tepër kioskave që thjesht përpiqen të sigurojnë ndonjë pasagjer.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster protesta e linjave te transportit proteste ne gjirokaster gjirokaster protesta e linjave te transportit proteste ne gjirokaster

Sondazh

Poll