Aktualitet

U rikthye në Pukë/ Dorëhiqet Ardian Nezha, prokurori që kërkoi ‘burg përjetë’ për Dritan Dajtin

29 Mars 2019, 15:04 Nga DOSJA
U rikthye në Pukë/ Dorëhiqet Ardian Nezha, prokurori që

TIRANË– Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha ka dhënë dorëheqjen nga drejtësia.

Prokurori Nezha ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që t’i pranohet dorëheqja duke shpallur përfundimin e statusit të magjistratit, ndërsa kërkesa e tij është lënë që të shyqrtohet më datë 1 Prill.

Nezha prej pak javësh ishte rikthyer prokuror në Pukë, por ai qëndronte i komanduar në Tiranë. Prokurori kërkoi që të largohej nga sistemi gjë që do të sillte edhe ndërprerjen e Vettingut për të.

Po kush është Ardian Nezha?

Ardian Nezha është prokurori që zëvendësoji Dritan Ginën në postin e kryeprokurorit të Elbasanit në janar të vitit 2018. Vendimi u dha nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku. Para se të merrte postin e kryeprokurorit të Elbasanit, Nezha ishte drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit, post nga i cili dha dorëheqjen në prill të vitit të shkuar për t’u zëvëndësuar me Enkeleda Millonain. Gjatë punës së tij në Elbasan, Nezha spikati me arrestimin e zyrtarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, arrestimin e gripit të tritolit dhe arriti të ndryshojë akuzat Shkëlzen Hasanpapaj, atentatorit të Çapjave, i cili ishte përgatitur të dërgohej në gjyq për kanosje dhe plagosje dhe jo për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Nezha njihet gjithashtu edhe si prokurori që kërkoi ‘burg përjetë’ për vrasën e katër efektivëve të policisë, Dritan Dajtin.

Ky nuk është rasti i parë i dorëheqjes nga radhët e organeve hetuese. Më herët këtë muaj u dorëhoq edhe prokurori Petrit Fusha, i cili ishte në pritje të datës së tij për Vettingun. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian nezha dorehiqet dritan nezha vettingu ardian nezha dorehiqet dritan nezha vettingu

Sondazh

Poll