Aktualitet

U zgjodhën dje nga KLP, betohen para Presidentit 3 anëtarët e rinj të SPAK

21 Maj 2020, 13:47 Nga DOSJA
U zgjodhën dje nga KLP, betohen para Presidentit 3 anëtarët e

TIRANË -Tre anëtarët e rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, u betuan sot përpara presidentit Ilir Meta.  Ky i fundit i uroi suksese anëtarëve të rinj, ndërsa bëri thirrje për përfqaësuesit e sistemit të drejtësisë, që të respektojnë gjithmonë kushtetutën dhe të mos ndikohen nga ndërhyrje të brendshme apo të jashtme.

Anëtarët e rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar betohen para Presidentit të Republikës. 21 maj 2020. Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Sotir Kllapi, z. Vladimir Mara dhe z. Dritan Prençi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta:“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!” Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër

Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ju kërkuar të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionojnë të gjitha institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.Me këtë rast, Presidenti i Republikës apelon për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj”, shkruan Presidenca.

Ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi 3 anëtarët e rinj të SPAK.Pas intervistave dhe marrjes në pyetje, KLP bëri edhe renditjen sipas pikëve, sipas të cilave, Sotir Kllapi 174 pikë, Dritan Prençi 171 pikë, Vladimir Mara 168 pikë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan prençi keshilli i larte i prokurorise presidenca sotir kllapi vladimir mara dritan prençi keshilli i larte i prokurorise presidenca sotir kllapi vladimir mara

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2020, 11:44

Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka dërguar ditën e sotme formularin “3 të fortëve”, Taulant Neçaj, Maliq Ibrahimaj dhe Dorian Leci.Taulant Ne&cc...