Aktualitet

Aktivistja e AMT thirrje të fortë SPAK: Të arrestohet Veliaj dhe Mazniku, provat i keni

21 Maj 2020, 09:39 Nga DOSJA
Aktivistja e AMT thirrje të fortë SPAK: Të arrestohet Veliaj dhe

TIRANË- Aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja, ka folur sot në protestën para SPAK, ku kërkojnë hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën e saj, Kalaja u shpreh se SPAK duhet të arrestojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe nënkryetarin, Arbjon Maznikun, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit masiv.

Kryetari i bashkisë Veliaj dhe Mazniku, kanë kryer jo vetëm një vepër kriminale. Por i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshme. Në këto kushte, teatri kombëtar, të qëndrojë dhe të rindërtohet atje ku ka qenë, ne sot kemi ardhur me kërkesa specifike për strukturën e SPAK. Së pari, kërkojmë marrjen e masës; sekuestro preventime dhe pezullim të punimeve.

Kërkojmë marrjen e masës; arrest me burg për shtetasin Erion Veliaj, me funksion kryetar bashkie, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion pasiv’. Arrest me burg për Arbjan Maznikun me funksion nënkryetar i bashkisë, akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Provat janë në SPAK, indicet janë aty. SPAK të bllokojë çështjen, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Kalaja.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot padi të reja në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe para kësaj godine ata kanë mbajtur dhe një protestë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardiana kalaja protesta e amt para spak shembet teatri kombetar ardiana kalaja protesta e amt para spak shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll