Aktualitet

“Është i përfshirë dhe Rama”, biznesmeni turk vijon akuzat për Sinan Idrizin: Me mashtruan për borxhin 3.5 mln €

21 Maj 2020, 11:17 Nga DOSJA
“Është i përfshirë dhe Rama”, biznesmeni turk

TURQI- Biznesmeni turk, Adnan Polat, i cili ka paditur biznesmenin Sinan Idrizi, i cili është njëkohësisht partner i “Air Albania”, për një marrëveshje për blerjen e një kompanie nafte, ka dhënë një deklaratë për mediat turke. Polat akuzon Idrizin, se nuk i ka kthyer një borxh prej 3.5 milion eurosh, të cilin ia dha në formë garancie.

Në një rrëfim për Milliyet, biznesmeni tregon se pjesëmarrës në marrëveshje, ishte edhe kryeministri Edi Rama.Adnan shprehet se i ka përmbushur të gjitha detyrimet, por Idrizi nuk bëri të njëjtën gjë.  Më tej ai shton, se pasi nuk gjeti zgjidhje, u detyrua që t’i drejtohej Gjykatës së Lartë në Turqi.

Në bazë të lajmeve të pasqyruara sot në shtyp, ka qenë e detyrueshme të bëj një deklaratë për të informuar publikun. Siç dihet, si biznesmen, unë po investoj në shumë sektorë si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj. Ngjarja, objekt i lajmit, siç përmendet më lart merr jetë gjatë realizimit të një investimi që mendoj se do të ishte i dobishëm për vendin tim. Me personin e quajtur Sinan Idrizi u ndërmorën negociata për blerjen e kompanisë GFI Albania SH.P.K. U ndërmorën hapa edhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi RAMA, dhe si rezultat, ndodhi ngjarja e përmendur. Megjithëse të gjitha detyrimet kontraktuale ishin përmbushur nga unë, personi i quajtur Sinan Idrizi nuk përmbushi asnjë prej këtyre detyrimeve. Deri më sot, me durim, kam pritur që aleatët tanë të zgjidhnin çështjen, për të mos dëmtuar miqësinë Shqipëri-Turqi. Sidoqoftë, përballë kësaj situate që hasa për herë të parë në tërë jetën time të biznesit, vendosa ta dërgoj çështjen në Gjykatën e Lartë Turke. Doja ta ndaja këtë me publikun, me të gjithë transparencën dhe sinqeritetin”, është kjo deklarata e Polat.

Media turke Hurriet, raportoi ditën e djeshme, se biznesmeni Adnan Polat ka hedhur në gjyq Sinan Idrizin. Shkak për padinë është bëtë një shumë prej 3.5 milion eurosh që turku i ka dhënë Idrizit në formë sigurie, për blerjen e kompanisë së naftës GFI Albania. Në një reagim të mëvonshëm, Idrizi u shpreh se lajmi ishte i sponsorizuar nga mediat turke. Biznesmeni shqiptar tha më tej se palët kanë marrë avokatët dhe duhet parë se çfarë do të vendosë gjykata.

(g.sh,/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adnan polat marreveshja per kompanine e naftes sinan idrizi adnan polat marreveshja per kompanine e naftes sinan idrizi

Sondazh

Poll