Aktualitet

Akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Apeli lë në burg Altin Ndoçin

21 Maj 2020, 13:04 Nga DOSJA
Akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Apeli lë në

DURRËS- Altin Ndoci i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia, do vijojë të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i gjykatës së Apelit në Durrës, e cila ka vendosur të lerë në fuqi masën e “arrestit në burg”.

Që prej arrestimit, Ndoci ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër organi i akuzës është shprehur e bindur se Altin Ndoci është autori i vrasjeve dhe ndaj ka kërkuar sërish masën “arrest në burg” që është pranuar nga Gjykata.

Ndërkohë avokati mbrojtës i Ndocit, Saimir Vishaj, është shprehur se Prokuroria nuk ka dorëzuar asnjë provë dhe klienti i tij është i pafajshëm dhe po mbahet në burg vetëm nga presioni i Medias.

Ndoci akuzohet nga prokuroria për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt dhe vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhij. Ngjarjet kanë ndodhur në një kohë të afër me njëra-tjetrën.

Për këto ngjarje në burg është dhe shtetasi Klevis Alla, i cili mësohet se ka pranaur që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci anxhelo avdia besmir haxhia dorjan shkoza viktor haxhia altin ndoci anxhelo avdia besmir haxhia dorjan shkoza viktor haxhia

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2020, 11:44

Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka dërguar ditën e sotme formularin “3 të fortëve”, Taulant Neçaj, Maliq Ibrahimaj dhe Dorian Leci.Taulant Ne&cc...