Aktualitet

Shiu dhe rrufetë shtyjnë shembjen e pallatit në Durrës, bashkia jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

21 Maj 2020, 10:02 Nga DOSJA
Shiu dhe rrufetë shtyjnë shembjen e pallatit në Durrës,

DURRË S-Moti i keq me reshje dhe rrufe ka shtyrë prishjen e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës. Në një njoftim në Facebook, Bashkia Durrës bën me dije se shembja e pallatit në lagjen Nr.7 do të bëhet të premten. Bashkia këshillon të gjithë banorët pranë pallatit, që të mbajnë dyert dhe dritaret hapur, për të shmangur valën goditëse, si dhe të ulin në dysheme pajisjet elektroshtëpiake.

Njoftimi i Bashkisë Durrës

“Duke ju kërkuar ndjesë banorëve të zonës, ju bëjmë me dije se për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të shiut  dhe shkarkesave elektrike që ndikojne në masat e sigurimit teknik, shembja e kontrolluar me eksploziv e pallatit 6 katësh, nr. 1062, që ndodhet në lagjen 7, prapa Drejtorisë së Policisë, nuk do të realizohet sot, por do të kryhet ditën e premte, më datë 22 maj. Specialistët e IKMT-së kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati, në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit që ditën e premte, datë 22 maj 2020, nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia durres shembja e pallateve ne durres bashkia durres shembja e pallateve ne durres

Sondazh

Poll