Aktualitet

Skënder Brataj “i kthehet” opozitës: COVID-19 ekziston, në fund të muajit pritet të rritet numri i të infektuarve

21 Maj 2020, 09:23 Nga DOSJA
Skënder Brataj “i kthehet” opozitës: COVID-19 ekziston,

Tiranë-  Skënder Brataj, kreu i Urgjencave Kombëtare ka deklaruar së fundmi se nëse nuk respektohen masat për COVID-19, në fund të muajit mund të ketë një rritje të numrit të të infektuarve. Në emsionin “Dita Jonë” në A2 CNN, ai u shpreh se COVID-19 ekziston, duke i kthyer kështu një përgjigje opozitës për situatën e pandemisë.

“Rezultatet e tanishme janë si rezultat i masave të marra, ndërsa efekti i lirimit të masave do të ndjehet nga fundi i muajit dhe fillimi i qershorit, sepse inkubacioni i virusit shkon deri në 14 ditë. Për fat të keq, njerëzit nuk po i respektojnë rregullat. Mosrespektimi i tyre duket si diçka normale. Është krijuar ajo ideja se Covid-19 nuk ishte diçka jo reale, por nuk është aspak kështu. Është frikë se sa do të jetë numri i të infektuarve pas dy javësh. Luhatja aktuale e shifrave është normale, pasi ka vetëm vatra, aktualisht në fasoneri në Durrës. Nuk ka infeksion në masë në Shqipëri dhe kjo erdhi si pasojë e izolimit. Politizimi është faktori më i keq. Në muajin e parë askush nuk guxonte të dilte, duke ndjekur edhe lajmet se çfarë ndodhte jashtë vendit. Më pas, situata ndryshoi dhe u ngritën dyshime mbi virusin nga zëra të ndryshëm dhe këto ndikuan negativisht te qytetarët për të mos zbatuar rregullat”, u shpreh Brataj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19 dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 969.  Harta është zgjeruar me 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, të cilët janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Betejën me COVID-19 e kanë fituar 80% e të prekurve. Aktualisht janë 167 persona aktivë me koronavirus.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj viktimat e covid ne shqiperi skender brataj viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll