Aktualitet

21 Maj 2020, 11:44 Nga DOSJA

Tiranë- Operacioni Forca e Ligjit, OFL i ka dërguar ditën e sotme formularin “3 të fortëve”, Taulant Neçaj, Maliq Ibrahimaj dhe Dorian Leci.

Taulant Neçaj është një emër i njohur për Policinë. Ai rezulton i dënuar për  veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, “Kundërshtim i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Shkatërrim prone”. Ai njihet ndryshe edhe si nipi i “të fortit” të Tropojës, Filip Gjeloshi.

Kush është Taulant Neçaj? 

Neçaj është arrestuar në vitin 2017 për gjobvënie, pasi i kishte vënë një gjobë prej 10 000 euro një vajze nga Shkodra nën kërcënimin se do t’i publikonte foto intime nëse nuk bënte pagesën.  Në vitin 2012 makina e Taulant Neçajt aksidentoi me një mjeti tip “Audi A4” kalimtarin Vlash Simoni, të cilit nuk i dha as ndihmën e parë. Mjeti “Audi” rezultoi në pronësi të Neçajt, por ai vetë deklaroi në Polici se nuk kishte qenë në drejtim të makinës, por i vëllai, i cili u dënua me një vit burg.

Ndërsa në vitin 2010 ai ka qenë protagonist në rrëmbimin e një vajze 15-vjeçare, e cila u bë “shënjestër” e tre personave. Vajza e mitur për dy ditë me radhë u mbyll në një shtëpi nga tre të rinjtë, të cilët nuk e përdhunuan atë. Po kështu u riu u shpall fajtor nga gjykata më 23 dhjetor të 2014-ës, pasi në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, Policia i gjeti në makinë një sasi prej 15.40 gramësh hashash. Ndërsa më 6 korrik të vitit të kaluar, Taulant Neçaj u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim, por Gjykata e Apelit vendosi që i riu të dënohej me provë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet taulant necaj taulant necaj

Sondazh

Poll