Bota

Të gjitha aeroportet italiane do të rihapen nga 3 qershori

21 Maj 2020, 10:56 Nga DOSJA
Të gjitha aeroportet italiane do të rihapen nga 3 qershori

ITALI– Prej afro 3 muajsh izolim, Italia ka njoftuar se do të rihap me 3 qershor aeroportet duke nxjerrë nga izolimi të gjithë banorët. Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.

“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare.”- u shpreh ministrja.

Qeveria italiane njoftoi se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori. Gjithashtu deklarohet se do të anulohet karantina për ata që hyjnë në territorin italian.

Kujtojmë se deri më tani Italia ka 32.330 të vdekur si shkak i koronavirusit dhe mbi  227 mijtë të tjerë janë infektuar që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Burimi: Gulfnews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll