Bota

Covid-19 sjell ndryshime të mëdha/ Kryeministrja e Zelandës së Re sugjeron katër ditë pune në javë

21 Maj 2020, 10:41 Nga DOSJA
Covid-19 sjell ndryshime të mëdha/ Kryeministrja e Zelandës

ZELANDË E RE– Zelanda e Re është një ndër vendet që ka arritur të menaxhojë më së miri situatën me Covid-19, pasi mbyllja e menjëhershme e vendit dhe masat drastike të vendosura për frenimin e koronavirusit rezultuan pozitive.

Së fundmi kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar të gjithë sistemin me katër ditë pune në javë, në mënyrë që të rritet turizmi i brendshëm.

Kujtojmë se Industria shtetërore e turizmit është një nga sektorët më të rëndësishëm, që është goditur rëndë si pasojë e pandemisë së Covi -19.

Ky ka qenë një lajm i mirë që ka gëzuar pa masë të gjithë qytetarët atje sepse do të jenë në gjendje të pushojnë më shumë e të vizitojnë të gjithë vendin e tyre.

Nëpër platforma online disa kanë treguar gatishmëri për të pranuar këtë ide, derisa të tjerë kanë thënë se një gjë e tillë do të rezultonte me orar më të gjatë të punës,  duke i bërë njerëzit më pak produktivë.

Por një biznes në Zelandën e Re, që ka nisur të funksionojë me katër ditë pune në javë nga viti 2018, ka deklaruar se është një gjë që mund të realizohet.

“Mund të jetë strategji për të rindërtuar ekonominë, në veçanti tregun e dëmtuar të turizmit.”- u shpreh  Andreë Barnes, themelues i Perpetual Guardian.

“Neve na duhet të jemi të guximshëm me modelin tonë. Kjo është një mundësi për një ndryshim të madh.”- u shpreh më tej ai.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jacinda ardern jacinda ardern

Sondazh

Poll