Bota

Rriten rastet e reja në Kosovë, konfirmohen 14 pacientë të prekur me Covid-19 në 24 orët e fundit

21 Maj 2020, 10:24 Nga DOSJA
Rriten rastet e reja në Kosovë, konfirmohen 14 pacientë të

KOSOVË– Në 24 orët e fundit Kosovë  ka konfirmuar të paktën  14  raste të reja me Covid-19 duke e çuar në  1.003  numrin e përgjithshëm të të sëmurëve.

Në bazë të njoftimit zyrtar të  Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, është mësuar në Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK në  24 orët e fundit ka testuar 208 mostra, prej të cilave 14 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).”- thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe 3 persona të prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 722 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Ndërsa deri më tani në Kosovë kanë vdekur nga koronavirusi të paktën 29 persona që prej fillimit të shpërthimit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll