Politike

Rama ironizon kërcënimin e Kryemadhit për ngrënien e veshit, replikon me Gjonin: Ralf, ti e di, se ti ke shkuar me ambasadë

21 Maj 2020, 12:08 Nga DOSJA
Rama ironizon kërcënimin e Kryemadhit për ngrënien e veshit,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar sot deklaratën e Monika Kryemadhit, e cila pak ditë më parë u shpreh se do i hante veshin. Rama tha se ngrënia e veshit nga Kryemadhi është mësuar nga teatri, ku sipas tij, ka patur minj që dilnin para aktorëve kur ata interpretonin.

Pacientëve do t’jua kishte ngrënë veshin miu se është ngrënia e veshit atje, se është bashkimi i minjve atje. Në cilën godinë, miu ishte njësoj si artisti i popullit? Artisti interpretonte miu lëvizte në këmbët e tij dhe iu bënte karshillëk minjve të tjerë. Imagjinoni të ishte pavion dhe të kishe pacientë. Jo prapë se bënim dot se për dy vite e gjysmë s’ishte godina e shtetit, por e uzurpuar. Myslymi ka një gjë të mirë thotë unë kam lindur mbrapa, por del në certifikatë del që ka lindur përpara. Teatri i ri do të jetë i denjë. Aty e kishin Teatrin pse nuk e mbrojtën. Pse nuk paguan biletat të shihnin Dezdemonën? Ralf, ti e di, se ti ke shkuar me ambasadën franceze. Se të shkretëve iu ka vajtur ftesa “Shkëlqësi”...”, u shpreh Rama.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama vijnë disa ditë pas tensionimit të situatës politike në vend me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Vendimi u kundërshtua nga aktivistë, opozita dhe artistët por edhe shumë qytetarë që u shpërfillën nga qeveria dhe bashkia Tiranë. Me një aksion të zhvilluar natën, Teatri u shemb dhe në tokën e atij ekzistues pritet të ndërtohet një teatër i ri me vlerë rreth 30 milionë euro. Nuk mungojnë akuzat as për arkitektin Bjarke Ingels dhe kompaninë Fusha Shpk, që ka bërë projektin.

(F.G. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 21 maj 2020 edi rama seanca plenare 21 maj 2020

Sondazh

Poll