Politike

Takimi i opozitës me Metën, Basha: Rama hajdut ordiner, shqiptarët shpëtojnë vetëm nëse shkojnë në zgjedhje

21 Maj 2020, 08:36 Nga DOSJA
Takimi i opozitës me Metën, Basha: Rama hajdut ordiner,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin Ilir Meta. Në një reagim në Facebook, Basha ka hedhur akuza kundër Ramës, duke thënë se ai po u bën keq njerëzve dhe është armiku i shqiptarëve.

Më tej kreu i opozitës, shprehet se me Presidentin kanë diskutuar dhe për krizën politike dhe ai shprehet se qytetarët duhet të drejtohen drejt kutive të votimit, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi vetëm ky është shpëtimi.

Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do shpëtojnë kur të bashkuar kundër së keqes do tju drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Basha.

Meta ka mbledhur opozitën e bashkruar. Presidenti në takim është shprehur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke e quajtur një provokim. Meta i ka kërkuar opozitës për tu rikthyer në Këshillin Politik. Basha pas takimit shkruan se shqiptarët duhet tu drejtohen kutive të votimit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta mbledh opoziten lulzim basha ilir meta ilir meta mbledh opoziten lulzim basha

Sondazh

Poll